Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari Aliu takohet me artistin e përmasave ndërkombëtare, ferizajasin Labinot Ramadani

2021/10/13 - 2:53

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim, artistin e përmasave ndërkombëtare, ferizajasin Labinot Ramadani, i cili jeton në Zvicër, ku si profesion ka zgjedhur të jetë aktor filmi.

Labinoti deri më tani ka luajtur në 5 filma, gjersa vitin e ardhshëm nis me xhirime të filmit të metrazhit të gjatë edhe në Romë e Kalabri të Italisë. Ai poashtu është autorizuar për një monolog në gjuhën frënge nga Johnny Deep, produksion ky i parametrave të Hollyëood-it. Kënaqësi të bisedojmë bashkë sukseset e tij në film dhe pasionin e tij për muzikën, ku deri më tani ka lansuar 3 këngë.