Republika e Kosoves

Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili takoi krerët fetar të Ferizajt

2010/08/18 - 12:00

Krerët fetar të tri besimeve, së bashku me kryetarin e komunës z. Xhemaili,  përfaqësuesit e Kforit dhe përfaqësuesit civil ndërkombëtar shprehur gatishmërinë për të hequr telat xhemborë nga kisha ortodokse serbe e Ferizajt, të cilat prej vitesh ndodheshin aty. Kjo iniciativë e ka gjetur përkrahje edhe nga kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili. Ai tha se heqja e barrierave që kanë qenë gjer më tani në këtë tempull fetar shënon një hap drejt komunikimit më të mirë dhe lëvizjes së lirë.
"Në Ferizaj as që ka pasur pengesa të tilla, sa i përket lëvizjes, ndërsa po fillojmë t’i heqim barrierat dhe ta rregullojmë oborrin, ta kufizojmë në mënyrë të dinjitetshme, ashtu siç i ha hije edhe Ferizajt edhe kësaj kishe" theksoi Xhemaili, duke falënderuar gjithë pjesëmarrësit tjerë të përfshirë në këtë projekt.
"Falënderoj gjithë akterët që kanë kontribuar për këtë, në radhë të parë KFOR-in grek që po mundëson pastrimin e oborrit të kishës ortodokse bashkë me kompaninë ‘Pastërtia’, ndërsa falënderime edhe kishës serbe që ka shprehur vullnet për këtë punë" është shprehur kryetari Xhemaili.
U bë e ditur se ky është një projekt i përbashkët i komunës së Ferizajt dhe Ministrisë për Kthim dhe Komunitetet, ndërsa për këtë qëllim janë ndarë rreth 20 mijë euro. Numri një i Ferizajt tha se mjete do të ndahen aq sa do të ketë nevojë për realizimin e këtij projekti.
"Në bashkëpunim me Ministrinë për Kthim do të ndajmë mjete të mjaftueshme që do të jenë për rregullimin e oborrit, rrethojës dhe rrethojës së varrezave ortodokse në Ferizaj. Është një projekt i përbashkët me MKK-në i mëherëshëm . Deri më tani ne kemi pastruar varrezat më herët dhe tash do t’i kryejmë punët tjera"potencoi Xhemaili.
Ditë të mirë për Ferizaj, qytet i qetë dhe paqësor e ka vlerësuar të jetë edhe komandanti i KFRO-it grek, kolonel Jorgos Chatzitheofanou, duke thënë se ka një vit që ndodhet në Ferizaj dhe këtë qytet e sheh si vendlindje të dytë.
"Unë sot nuk e ndjej veten si ortodoks, por si punëtor i paqes. Jemi të obliguar të gjithë të punojmë për paqe në Ballkan, mjaft me luftëra në këto hapësira dhe t’u japim rast fëmijëve që të ëndërrojnë për jetën dhe bukuritë e saja" ka thënë koloneli Jorgos, ndërsa ka thënë se me imamët është dakorduar për një rrafshin të një mjedisi ku do të ndërtohej një xhami.
Kjo punë është velësuar lart edhe nga prifti ortodoks Zhivojin Kojiq, i cili ka shërbyer më parë për 17 vjet në këtë kishë.
"Është një ditë e veçantë për mua si prift. Me nismën e kryetarit dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetar jemi dakorduar që ky tempull fetar të pastrohet nga këto gjëra që po shihen. Këto paraqesin diç të keqe për këtë kishë, mua dhe gjithë qytetarët që jetojnë këtu dhe shohin këtë pamje. Unë shpresoj se një ditë këtu nuk do të ketë polici, që vetëdija e qytetarëve të ngritët, sepse xhamia dhe kisha janë tempuj fetarë. Me shpresë për një të ardhme më të mirë, kemi vendosur t’i heqim këto tela, sepse këto i ngjajnë një burgu, ndërsa të burgosur nuk ka" theksoi Kojiq.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë,major Rashit Qalaj vuri në dukje se policia do ta ruaj këtë objekt 24 orë, jo pse nuk siguri, por ruajtja e objekteve fetare është e garantuar me dokumente të presidentit Ahtisari.
Kryetari i Ferizajt duke iu drejtuar me një mesazh qytetarëve të Ferizajt i ka porositur këta që të jenë unikë në drejtim të komunikimit me gjithë qytetarët, ndërsa këtë tempull fetar të trajtojnë ashtu siç e meriton.
Se shpejti do të hiqen telat xhemborë nga kisha ortodokse serbe e Ferizajt, Kryetari i Ferizajt, theksoi se  falënderoj gjithë akterët që kanë kontribuar për këtë, në radhë të parë KFOR-in grek që po mundëson pastrimin e oborrit të kishës ortodokse bashkë me kompaninë ‘Pastërtia’, ndërsa falënderime edhe kishës serbe që ka shprehur vullnet për këtë punë" është shprehur ai