Republika e Kosoves

Ferizaj

Kur me “triumfalizëm” dorëzohet opozita

2024/07/26 - 9:43

Për hir të informimit të opinionit publik, sërish për procedurën e prokurimit për organizimin e Festivalit “Në vendlindje, festojmë”, sqarojmë se mospërmbushja e kritereve nga operatori ekonomik aplikues ka çuar në anulimin e kësaj procedure të prokurimit e jo paragjykimi që nga fillimi e propagandimi me shpifje nga akterë të opozitës.
Pasi kuptoi të vërtetat e procedurës, opozita gjeti derën e dorëzimit “me triumfalizëm”, gjersa ne vetëm respektuam ligjin, duke anuluar procedurën për operatorin që nuk përmbushi kriteret.
Përpjekjet tona që këto ngjarje kulturore t’i ofrohen bashkatdhetarëve e bashkëqytetarëve tonë nuk do të ndalen, për Ferizajn mikpritës për mërgatën.