Republika e Kosoves

Ferizaj

Kuvendi i Komunës diskutoi raportin financiar Janar-Mars të këtij viti

2023/05/31 - 7:57

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të mërkurë ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Fillimisht para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit me 01. Nr.29 të datës 31.03.2015, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin me 01.Nr.111 të datës 30.09.2019.
Sipas drejtorit Murseli, Komuna e Ferizajt ka pranuar kërkesë nga Bashkësia Islame në Ferizaj e cila ka kërkuar ngritjen e çmimit për shërbimet e varrimit nga 250 euro në 300 euro dhe në kuadër të shërbimit të varrimit është propozuar që Bashkësia Islame të merr përsipër vendosjen e gurit të varrit nga graniti i cili do të vendoset në çdo varr në varrezat e reja të qytetit në Fshatin e Vjetër i cili do të ketë kosto shtesë prej 150 euro për çdo guri i cili vendoset. Shtyrja e kësaj pike të rendit të ditës u bë me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe programi trevjeçar i banimit.
Ndërsa drejtorja e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku ka bërë edhe prezantimin e raportin financiar për muajin Janar-Mars të këtij viti.