Republika e Kosoves

Ferizaj

Kuvendi i Komunës, vendosi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objekteve të institucioneve parashkollore

2024/09/27 - 7:13

Pas miratimit të buxhetit të komunës së Ferizajt, mbledhja e Kuvendit të Komunës ka vazhduar edhe me pikat e tjera të rendit të ditës. Në këtë mbledhje drejtori i drejtorisë së arsimit Afrim Llabjani, ka bëre propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objektive institucioneve parashkollore. Drejtori Llabjani ka thënë se parashihen që pesë institucione arsimore në shfrytëzim afatshkurër në mënyrë që këto kopshte të funksionalizohen.
Pjesë e kësaj mbledhje ishin edhe një grup i nënave dhe edukatorëve të kopshtit “Engjujt” ku nga afër pan punimet e kësaj mbledhje.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës, patën propozime të ndryshme sa i përket dhënies në shfrytëzim të këtyre objekteve, dhe në fund me votat e pozitës, ky vendim u aprovua dhe u vendos që institucionet parashkollore të jepen në shfrytëzim për pesë vite. Gjatë votimit të kësaj pike anëtarët e opozitës kanë lëshuar sallën.
Po në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës, drejtori i drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale;1140-2 Z.K.Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 3280-0 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2039-1 Z.K.Sojevë, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1378-1 Z.K. Sojevë, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2037-0 Z.K. Jezerc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1157-0 Z.K. Nerodime e Ulët, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2435-1 dhe 2435-2 Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit pjesën e parcelës kadastrale 180-10 Z.K. Talinoc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe propozim – vendimi për anulimin e vendimit 01.Nr.111 të datës 31.08.2022 dhe anulimin e vendimit 01.Nr. 48 të datës 30.05.2024, propozim – vendimi për anulimin e vendimit 01.Nr. 69 të datës 31.07.2024 dhe anulimin e pjesërishëm të vendimit 01.Nr.09 të datës 03.02.2017.
Drejtori i pronës Sabri Murseli, bëri edhe propozim – vendimin për dhënien e pëlqimit “Stacionit të Autobusëve” SH.A. për dhënie në shfrytëzim të lokaleve afariste, propozim – vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së parcelës kadastrale 992-0 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve dhe Objektit- Fabrikës për prodhim të Ujit e ndërtuar në këtë parcelë subjektit juridik – Kompanisë rajonale K.R.U. “Bifurkacioni”, propozim – vendimi për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale ; 784-0,785-0 Z.K. Manastircë, prona private, me pjesët e ngastrave kadastrale 138-0, 130-0 Z.K. Manastirc, prona e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 1199-40, 1199-43,1059-3,1059-6 dhe 1263-0 Z.K. Prelez i Jerlive pronë private.
Të gjitha këto pika të rendit u votuan vetëm nga pozita, për shkak se opzoita nuk qëndroi në sallë gjatë diskutimit në këto pika të rendit të ditës.
+5