Republika e Kosoves

Ferizaj

Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

2021/03/22 - 11:49

Këtë të hënë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka ftuar anëtarët e KPF-së për mbajtjen e mbledhjes së dytë të rregullt të këtij komitetit. Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës Arton Gavazi.

Në këtë mbledhje janë diskutuar dy propozim-vendime për rishqyrtim ai me nr.01.Nr.14 si dhe 01.Nr.109. Këto rishqyrtime erdhën në bazë të asaj të cilat janë miratuar më parë ndërkaq është dashur të ndryshohen.

Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli në këtë mbledhje ka bërë edhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 57-1,57-2,62-0,63-0,152-0 Zona Kadastrale në Sazli dhe pjesëve të ngastrave kadastrale 260-0, 259- 1 të zonës kadastrale në Papaz.

Poashtu,  drejtori i Sabri Murseli ka bërë edhe propozimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale-674-0 zonë kadastrale në Rahovicë. U diskutua edhe propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesës së objektit me nr.0-72217092-32-0. Propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 3148-0 të zonës kadastrale në Ferizaj.

Ndërkaq pika shtesë në këtë mbledhje ishe edhe një kërkesë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani për emërimin e komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor të shkollave, propozim-vendimi për miratimin e Rregullores së Transparencës. Ndërkaq drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për rastet me gjendje të rëndë sociale në Komunën e Ferizajt, subvencionimi i stacionit të autobusëve për muajt mars dhe prill si dhe propozim-vendimi për anulimin e vendimit me nr. 01.Nr.66 të datës 30.06.2020.