Republika e Kosoves

Ferizaj

Mbahet mbledhja e parë e këtij viti e Komitetit për Politikë dhe Financa

2019/01/25 - 11:09

Këtë të premte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbledhur anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në mbledhjen e parë të këtij vitit.

Në këtë mbledhja janë diskutuar çështje më rëndësi që parashihet të bëjë Kuvendi i Komunës gjatë këtij vitit kalendarik. U diskutua për planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2019, por edhe orarin e mbledhjeve të Kuvendit.

Pikë tjerë që u diskutua nga anëtarët e komitetit ishte edhe propozim-vendimi për ndarjen e subvencioneve të drejtorisë së bujqësisë, ku këtë pikë të rendit të ditës e ka paraqitur drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim Bajrami.

Ndërkaq janë diskutuar edhe dy pika të tjera të rendit të ditës  siç ishte propozim-vendimi për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 489-12 në pjesën e ngastrës kadastrale 489-11 në Ferizaj, pika këto të propozuara nga drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli.

Po ashtu u dha edhe propozim vendimi për ndërrimin e destinimit  nga toka bujqësore në tokë ndërtimore, propozim ky i Drejtorisë së Urbanizimit në Ferizaj. Si propozim-vendim në këtë mbledhje hyri edhe një pikë e rendit të ditës e propozuar nga drejtori i Arsimit Afrim Llabjani e cila kishte të bënë me aprovimin e draft rregullores mbi themelimin dhe strukturimin e asambleve komunale për fëmijë.

 

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 31 janar duke filluar nga ora 10:00.