Republika e Kosoves

Ferizaj

Mbi 40 kilometra rrugë të asfaltuara gjatë këtij viti në Ferizaj

2018/12/29 - 2:09

Pritet që në vitin 2019 të asfaltohen edhe mbi 80 rrugë dhe rrugica në qytet dhe fshatra.

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, këtë të shtunë ka paraqitur punën një vjeçare të kësaj drejtorie. Sipas tij gjatë një viti janë bërë investime të shumta, por projekti më madhor është ai i “Bashkimit të Qytetit” që ka vlerën mbi 4 milion euro.

“Vitin e kemi filluar me projektin “Bashkimi i Qytetit”, ku fillimisht kemi ndjekur hapat e konkursit publik, pastaj fazën e projektimit detal, kemi nënshkruar kontratën në vlerë 4,030, 000 euro si dhe tashmë kemi filluar punimet në teren, ku jemi duke vazhduar punimet ne baze te planit dinamik te parapare në kontratën e nënshkruar me operatorin ekonomik. Shpresojmë që gjithçka të shkoj mirë sikurse deri me tani dhe ne të kemi funksional këtë projekt madhështor për qytetin e Ferizajt deri në fund të vitit te ardhshëm. Ne kuadër te projektit “Bashkimi i Qytetit” po ashtu vazhduam edhe me projektin e ndërtimit te tri nënkalimeve për vetuara, gjegjësisht nënkalimin për vetura ne fshatin Varosh- Nikadin dhe afër Plus Market, projekt qe do të lehtësoj lëvizjen e veturave dhe ngrisë sigurinë e lëvizjes për vetura dhe këmbësor, edhe për këtë projekt janë percjellur fazat e konkursit publik, tashme janë zgjedhur operatoret ekonomik dhe pritet gjate vitit të ardhshëm që të vazhdohet me punime. Vlera ne totale këtij projekti për këto nënkalime do të jetë rreth 2.2 mil euro”, është shprehur drejtori Bytyqi, përderisa ka shtuar se punët kanë vazhduar edhe në projektin e rrugës Gurëz-Varosh, një projekt shume i rëndësishëm për qytetarët e asaj zone dhe vetë qytetin e Ferizajt.

 

“Përmes këtij projekti po zgjerohet njëra nga arterit kryesore te hyrje daljeve të qytetit të Ferizajt, projekt që do të ketë rrugë me katër korsi dy nga ato ndihmesë, shtigjet e biçikletave, këmbësoreve dhe hapësirën gjelbëruese, projekt që ka vlerën 2,6 mil euro. Gjithashtu nuk e kemi lënë anash infrastrukturën dytësore në zonën e qytetit ku kemi asfaltuar një numër të madhe të rrugicave në zonën urbane që do të ndikoj direkt në jetën e qytetarëve, kemi asfaltuar mbi 30 rrugica ne gjatësi mbi 8 km vlere financiare 400,000 euro, gjithashtu kemi shtruar mbi 3 km trotuare dhe 6 km kanalizim fekal dhe atmosferik të gjitha këto në zonën urbane”, ka thënë drejtori Bytyqi.

 

Për të gjitha projektet e realizuara nga Komuna e Ferizajt, gjatë këtij viti, ndiqni deklaratën e drejtorit Arbër Bytyqi.