Republika e Kosoves

Ferizaj

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2021-2023

2020/06/30 - 11:59

Me shumicë votash këtë të martë është miratuar Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2021-2023, përmes mbledhjes së mbajtur online, për shkak të paraqitjes së rasteve të fundit të drejtorëve komunal dhe kryesues së Kuvendit të Komunës me Covid-19. Para të pranishmeve drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiu, ka dhënë një elaborat të gjerë sa i përket përmbajtjes së kësaj kornize, si dhe për projektet madhore që pritet të realizohen gjatë këtyre viteve në Ferizaj.

 

Drejtoria e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku,  është shprehur se ky dokument në secilën faqe të tij, përmban konstruktin e zhvillimit ndër vitet e ardhshme, i jep kuptim edhe më të gjerë dhe bindje më të plotë – fjalës sonë publike – zotimeve për kryerjen e qindra projekteve të domosdoshme për qytetarët tanë.

 

“Pas miratimit në parim të këtij dokumenti strategjik hapet procesi i hartimit të projekt buxhetit për vitin 2021 si dhe projeksioneve të hershme për dy vitet tjera të kësaj kornize. Korniza Afatmesme Buxhetore është dokument bazik i nivelit të lartë strategjik komunal i cili pasqyron caqet e përgjithshme të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore si dhe strukturën përkatëse sipas kategorive ekonomike, për të përmbushur objektivat e përcaktuara me strategjinë zhvillimore afatmesme komunale.

 

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Imeri ka vlerësuar lartë planifikimin e paraqitur në KAB nga ekzekutivi lokal, ndërsa ka theksuar se në KAB janë paraqitur projekte me rendësi jetike për qytetarët.

Për këtë pikë të rendit të ditës, diskutoi edhe asamblisti nga radhët e  Lidhja Demokratike e Kosovës Balton Dërguti. Ai tha se është kundër investimeve në tregun e gjelbert, pasi sipas tij me tregun menaxhon Kompania “Ambienti”.

Diskutime pati edhe nga anëtaret  e tjerë të Kuvendit të Komunës, si dhe nga drejtori infrastrukturës Arber Bytyqi.

 

Në këtë mbledhje me shumicë votash u mor vendim për zëvendësimin e anëtarit  të Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizajt  në  KKSB, ndërkaq nënkryetari i Komunës së Ferizajt Arton Gavazi ka prezantuar raportin vjetorit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Në këtë mbledhje gjere e gjatë është diskutuar edhe propozim-vendimi i drejtorit të Urbanizmit Lulzim Aliu që të del në diskutim publik edhe  draft rregullorja për dhënien e tokës së Komunës për ndërtim dhe përdorimin e bonusit.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani ka propozuar aprovimin e Statutit të Galerisë së Arteve “Ismajl Rama” ku morri edhe shumicën e votave të anëtareve të Kuvendit të Komunës.

Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka propozuar shpalljen  e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadatsrale: 508-0, 527-0 dhe 528-0 në zonën kadastrale në Dremjak,  ndarjen e pjesës së ngastrës kadastrale 228-1 në Prelez të Muhaxherëve si dhe shpalljen e interesit të përgjithshëm për objektin e ndërtuar të ish-“Jugopetrolit” në ngastrën kadatsrale 2716-1zonë kadastrale në Ferizaj, pronë e komunës së Ferizajt.