Republika e Kosoves

Ferizaj

Ndërmarrësit gjermanë të interesuar të investojnë në industrinë metalike në Ferizaj, mundësi për qindra vende pune

2022/01/14 - 3:14

Ferizaj njihej për zhvillimin e industrisë metalike e sot paraqet kryeqendrën e zhvillimit ekonomik, pas kryeqytetit.
Sot, bashkë me Ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Rektorin e USHAF, Agron Bajraktari, profesorë e ekspertë profesional, takuam delegacionin e ndërmarrësve gjermanë, të cilët kanë fokus industrinë metalike dhe janë të interesuar të investojnë në krijimin e Parkut të Biznesit në Ferizaj, investimet në kuadro dhe makineri, nisur nga përparësitë që ka Ferizaj, përvojën në industrinë metalike, kuadrot e gatshme me Universitetin dhe shkollën profesionale teknike, zgjidhje kjo për fuqinë punëtore dhe mundësi për qindra vende pune.
Ndërmarrësit gjermanë i garantova se Komuna është gati të jap pronë komunale dhe do të lehtësoj çdo procedurë për të mirëpritur këtë investim madhor për Ferizajn e ferizajasit.