Republika e Kosoves

Ferizaj

Në Ferizaj hapet panairi artizanal

2024/07/30 - 7:18

Në sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit”, sot është bërë hapja e panairit artizanal. Në hapjen e këtij panairi ka marrë pjesë Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti.

Gjatë këtij eventi, ata patën mundësinë të takojnë dhe të bisedojnë për së afërmi me bizneset artizanale pjesëmarrëse, duke ju ofruar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e mëtutjeshëm.

Bizneset artizanale falënderuan Kryetarin Aliu dhe Drejtorin Derguti për mundësinë që ofron ky panair për të ekspozuar dhe shitur produktet e tyre. Ata theksuan rëndësinë e mbështetjes për këto punime artizanale, që të vazhdojnë të mbijetojnë dhe të zhvillohen.

Panairi do të mbetet i hapur nga sot deri më 3 gusht.