Republika e Kosoves

Ferizaj

Në Ferizaj u diskutua për sistemin e e mbrojtjes së fëmijëve i cili funksionon në Kosovë

2010/06/03 - 12:00

Në një vizitë studimore të Punonjësëve për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shqipëria të cilët kishin ardhur në Ferizaj u diskutua për sistemin e e mbrojtjes së fëmijëve i cili funksionon në Kosovë.

Grupi i punës së delegacionit nga Shqipëria përbëhej nga punëtorët social nga bashkitë e ndryshme të Shqipërisë të cilët janë pjesë e një pilot-projekt për të krijuar një siguri për mbrojtjen e fëmijëve.

Vasilika Laqi nga organizata Terdezom në Shqipëri, ka thënë se ky është një projekt i ri i cili ka filluar vitet e fundit të cilin e mbështet UNICEF-i, Save the Children dhe organizata të ndryshme. “Jemi në fazat e para të krijimit të këtyre njësive.Për ne ishte shumë e vyer, që të vinim në Kosovë dhe të shikonim përvojën që ju keni në Qendrat për Punë Sociale”, ka thënë Laqi. Ndërsa për sistemin në Kosovë, Lajqi ka thënë se këtu është sistem më i konsoliduar si pjesa ligjore por edhe ajo e shërbimeve është shumë më e mirë. “Edhe përvojat këtu janë më interesante për ne. Kemi çka të mësojmë”, ka thënë Laqi. Qëllim tjetër i këtij grupi për të ardhur në Kosovë ishte që krijojnë ura bashkëpunimi për të ndihmuar fëmijët shqiptarë që vijën nga Kosova në Shqipëri dhe që kryesishmë kërkojnë lëmoshë e shumë shpesh shoqërohen edhe nga familjarët e tyre.

 Ndërsa Donjeta Kelmendi, përgjegjëse për avokim e fondacionit Tendezonë në Kosovë, ka thënë se me Terdezomin në Shqipëri kanë një bashkëpunim shuëm të mirë dhe se së bashku përcjellin trendet e lëvizjes së fëmijëve nga Shqipëria në Kosovë.

Bashkim Hyseni, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se si komunë ishin të priveligjuar pasi që ishin në mesin e të përzgjedhurve të delegacionit nga Shqipëria. Vizita ishte e aranzhuar në nivel të Qendrës për Punë Sociale, përkatësisht në nivel të marrëveshjes së Komunës së Ferizajt me shoqatën terdezom e cila vepron në Prishtinë.

Takimi u vlerësua si shumë i dobishëm, ndërsa u bë e ditur se bashkëpunimi do të vazhdon edhe në të ardhmen.Grupi i punës së delegacionit nga Shqipëria përbëhej nga punëtorët e social nga bashkitë e ndryshme të Shqipërisë

 

Bashkim Hyseni, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se si komunë ishin të priveligjuar pasi që ishin në mesin e të përzgjedhurve të delegacionit nga Shqipëria. Vizita ishte e aranzhuar në nivel të Qendrës për Punë Sociale, përkatësisht në nivel të marrëveshjes së Komunës së Ferizajt me shoqatën terdezom e cila vepron në Prishtinë.