Republika e Kosoves

Ferizaj

Në kuadër të Zyrës së Kryetarit u themelua Njësia për Zhvillim Ekonomik

2010/04/23 - 12:00

Duke pasur parasysh  nevojën imediate për shtim të përpjekjeve për zhvillim ekonomik; duke pasur parasysh  rritjen e interesimit të investitorëve të jashtëm për të investuar në komunën tone; duke pasur parasysh shtimin e aktiviteteve në kuadër të Agjencionit për Zhvillim Ekonomik-Lindje;  Duke u bazuar në programin e Qeverisë së Komunës sonë dhe kompetencave ligjore, me dt. 07.04.2010 kam themeluar  njësin për zhvillim ekonomik të Komunës sonë në kuadër të zyrës sime me këtë përbërje:

Mustafë Grainca-           (koordinator i Njësisë)
Ardian Ferizi-                  anëtar
Ibrahim Hyseni-             anëtar
Lulzim Shabani-            anëtar
Nehat Hoxha-                anëtar

Njësia për Zhvillim Ekonomik si mision të saj parësor ka pasurimin e përpjekjeve dhe angazhimeve në funksion të zhvillimit ekonomik të Komunës sonë. Kështu Njësia për Zhvillim Ekonomik do të koordinoje aktivitetet me Agjencionin për Zhvillim Regjional-Lindje edhe pse deri tani një bashkëpunim i tillë nuk ka munguar, por pasi që  Agjencioni tani ka hyrë në një faze tjetër të veprimit siç  është, zhvillimi i kapaciteteve për të aplikuar me projekte për përfitimin e granteve të financuara nga Bashkimi Evropian, do të jetë  mese e nevojshme një formë apo organizim tjetër i koordinimit të aktiviteteve dhe bashkëpunimit ashtu konform misionit të kësaj njësie.  Këtë po ashtu e  bën të nevojshme edhe fakti se që  nga qershori i vitit 2010, Komuna jonë do të jetë edhe udhëheqëse e Bordit të Agjencionit nëpërmjet Kryetarit të Komunës.

Detyrë tjetër e Njësisë është  organizimi dhe  koordinimi i takimeve me investitorët e jashtëm dhe të brendshëm, pra do të jetë kjo një adresë për të informuar ata lidhur me nevojën dhe potencialet tona zhvillimore, si dhe gatishmërinë e bashkëpunimit të Komunës sonë.

Do të organizojë takime pune me komunitetin e biznesit të Komunës sonë.

Do të hartojë fletëpalosjen në të cilën do të paraqiten potencialet zhvillimore të Komunës sonë duke përshkruar resurset natyrore e humane, poziten gjeografike, lehtësirat administrative të ofruar nga administrata e Komunës, politikat fiskale  etj.
Do të bashkëpunojë me Komitetin për Zhvillim Ekonomik i cili është i themeluar në kuadër të Kuvendit të Komunës. Po theksoj se si bashkëpunëtor të jashtëm të njësisë do të jenë: përfaqësuesi i Njësisë Regjionale të  Odës Ekonomike të Kosovës Aleanca  Kosovare e Biznesit, me të cilët jemi dakorduar si dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë të interesuarit.

Do t`i raportojë rregullisht Kryetarit të Komunës për të gjitha aktivitetet e zhvilluara .

 

09.04.2010,Ferizaj
 

Duke u bazuar në programin e Qeverisë së Komunës sonë dhe kompetencave ligjore, me dt. 07.04.2010 kam themeluar  njësinë për zhvillim ekonomik të Komunës sonë në kuadër të zyrës sime ka thënë z.  Xhemaili Kryetar i komunës së Ferizajt