Republika e Kosoves

Ferizaj

Në nisje të gjysmëvjetorit të dytë, bashkë me drejtorët komunal

2022/01/13 - 3:05

Në nisje të gjysmëvjetorit të dytë, bashkë me drejtorët komunal, Afrim Llabjani dhe Arben Halili, vizituam sot, shkollat në Komogllavë dhe Rakaj, për t’i uruar këtë fillimvit, mbarësi nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave por edhe për të bashkëbiseduar për procesin mësimor në përgjithësi, në rrethanat e pandemisë.
Një falënderim e mirënjohje rezervuam edhe për bashkëqytetarin tonë, Musli Murseli, i cili me gatishmëri e pasion të pashoq, dha ndihmë të konsiderueshme financiare për furnizimin me inventar të shkollës së re në Komogllavë, gjest solidariteti e ndihmë e çmueshme, për të cilën padyshim i jemi falënderues.