Republika e Kosoves

Ferizaj

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati mori pjesë në Forumin Konsultativ Qeveri – Komuna.

2018/04/11 - 12:01

Paraditen e sotme, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati ka marr pjesë në takimin konsultativ ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunave, me ç ‘rast në këtë takim kanë marr pjesë të gjithë kryetarët e komunave për të diskutuar hapat që duhet të ndërmarr qeveria së bashku me komunat për të shtyrë përpara zhvillimin e pushtetit lokal.

Ky takim është nisma e parë në kuadër të thellimit të koordinimit dhe bashkëpunimit dhe njëkohësisht konsultimit të rregullt ndërmjet dy niveleve të qeverisjes, me theks të veçantë në ndërtimin e tri synimeve kyçe: përkrahjes, promovimit dhe reformës së pushteti lokal.

Në këtë takim janë pasqyruar perspektivat, pengesat dhe sfidat kyçe të komunave. Konkluzionet e këtij takimi do të adresohen tek niveli ndërministror duke ndërtuar një agjendë të përbashkët të zgjidhjes së problemeve dhe afirmimit të komunave. Ky hap është hapi i parë drejt ndërtimit të një platforme të qëndrueshme të konsultimit Qeveri-Komuna e që në të ardhmen do të përfshijë edhe nivele ndër-ministrore dhe akterë të tjerë relevant.