Republika e Kosoves

Ferizaj

Nga të veçantët personalitete në Ferizaj, që padyshim me punën e kontributin e tij shumëvjeçar dedikuar arsimit, la gjurmë të pashlyeshme ndër gjenerata, është edhe ish drejtori, mësimdhënësi i matematikës, Gafurr Tasholli

2022/05/20 - 7:15

Karriera e tij nis që me studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Prishtinë, për të nisur rrugëtimin në arsim nga viti 1959 deri në vitin 2000, duke qenë mësimdhënës i matematikës në disa shkolla si në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Gadime, në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” në Prishtinë, shkollën normale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, shkollën e mesme teknike në Ferizaj, punën si këshilltar i matematikës në Entin ndërkomunal për përparim dhe edukim të arsimit në Ferizaj, të qenurit drejtor i shkollës në Lloshkobare, drejtor i shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj, si dhe referent financiar në Këshillin Komunal të Arsimit, punë këto dekadëshe të vlerësuara e çmuara gjerësisht.