Republika e Kosoves

Ferizaj

Nis asfaltimi i 16 rrugicave në Greme

2018/08/11 - 8:26

Kushtet e mira klimatike kanë favorizuar realizimin e punimeve në shumë projekte infrastrukturore. Sot, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi kanë inspektuar punimet që kanë nisur për asfaltimin e rrugicave në fshatin Greme.

Ky fshat paraqet një zonë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë lokale, përkatësisht indrustrisë, që deri më tani i ka munguar infrastruktura e nevojshme që lehtëson zhvillimin e veprimtarisë në këtë zonë.

Të rëndësishëm këtë projekt e vlerësoi edhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

“Jemi në fshatin Greme, përkatësisht në inspektimin e punimeve në asfaltimin e rrugicave në fshatin Greme, një projekt ky tre vjeçar, i cili sot po përfundon me asfaltimin e këtyre rrugicave. Projekti në vete përmban rreth 5100 metër asfaltim, rreth 800metër trotuare dhe ka të bëj me asfaltimin e shumicës prej rrugicave më fshatin Greme. Kosto e këtij projekti është rreth 250,000 euro. Ne, si komunë, Gremen e kemi me prioritet dhe të gjitha problematikat që kanë të bëjnë me këtë fshat, për shkak se është një zonë e njohur për biznese dhe ndihmesën që i bën Komunës së Ferizajt, për zhvillimin e aktiviteteve biznesore. Ne do ta trajtojmë çdo kërkesë të këtij fshati me prioritet, kemi edhe disa projekte për vitin e ardhshëm, që janë paraparë rrugica që do të asfaltohen në Greme, rrugicat e mbetura, disa rrugë kryesore që lidhin fshatin dhe mundësojnë banorëve dhe bizneseve të këtij fshati qarkullim më të lehtë. Në këtë cikël kemi të bëjmë me 16 rrugica” tha drejtori Arbër Bytyqi.