Republika e Kosoves

Ferizaj

Nis informimi për grantin e të rinjve “Komunat për të rinjtë”

2021/07/30 - 12:14

Mbështetja për të rinjtë mbetet prioritet i qeverisjes lokale. Në këtë kuptim, edhe fondi financiar i përfituar së fundi nga Komuna e Ferizajt për projektet rinore me financimin e Qeverisë Japoneze përmes Bankës Botërore e me partner MPL, nisi sot përgatitjet e para për koordinimin e veprimeve ndërinstituconale. Ishte Arlinda Koshi, specialiste për ngritjen e kapaciteteve në MPL që sot u prit nga drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani për të diskutuar mbi këtë projekt.
Komuna e Ferizajt tashmë ka përcaktuar Udhëheqësin e Sektorit të Rinisë, Agon Zhinipotoku si person koordinues i këtij fondi për projektet në komunën tonë. Sipas planit të punës dhe shpërndarjes së këtij granti, pas përfundimit të procedurave të nevojshme të parapara me marrëveshje do të hapet thirrje publike për projektet rinore që do të mbështeten nga ky grant.