Republika e Kosoves

Ferizaj

Nisën punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Balaj

2020/07/28 - 4:45

Intensifikimi i projekteve infrastrukturore po shënon këtë fazë investimesh anembanë në territorin e Ferizajt. I tillë ishte edhe projekti që sot u inspektua nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe nënkryetari Arton Gavazi, që parasheh rregullimin e infrastrukturës në fshatin Balaj, përkatësisht asfaltimin e rrugëve dhe infrastrukturës përcjellëse.
Sipas drejtorit Bytyqi, ky projekt që ka një kosto prej afro 350 mijë eurove është tejet i rëndësishëm për banorët e këtij fshati duke paraparë asfaltimin e rrugëve, rregullimin e trotuareve dhe infrastrukturën nëntokësore në këtë fshat, e që sot nisi me rregullimin e kanaleve të ujërave atmosferike për të vijuar ditëve në vijim me intensifikimin e punimeve në infrastrukturën rrugore.