Republika e Kosoves

Ferizaj

Nisi ndërtimi i toaleteve publike në Parkun e Lirisë

2019/11/11 - 11:26

“Parku i lirisë” pas investimeve të kryera pak javë më parë nga qeverisja lokale për të rregulluara këndin e lojërave, ndriçimin dhe infrastrukturën përcjellës po kompletohet edhe me nyjet e domosdoshme higjienike. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të toaleteve publike në hapësirën e këtij parku, projekt ky që po zhvillohet nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

Me këtë investim, përfundohet cikli i investimeve bazike infrastrukturore, duke shtuar se edhe rruga që çon në këtë aset natyror me vlerë të jashtëzakonshme për ferizajasit, shumë shpejt do të përfundohet, çka përfundimisht, krijohet një hapësirë e përshtatshme, lehtë e qasshme dhe rekreative për frekuentuesit e kësaj zone.

Madje, qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari Aliu ka plan të veçantë investiv e masash që do të ndërmerren për maksimizimin e shfrytëzimit të kësaj hapësire, që do ta kthej këtë zonë, në një nga zonat më të bukura e funksionale në gjithë territorin e Ferizajt e më gjerë.