Republika e Kosoves

Ferizaj

..NJË EMËR MES TË TJERËVE

2020/07/29 - 8:29

DR. FËLLËNZA TAHIRI dhe infermierët AFËRDITA MUHARREMI, ZEJNULLAH VESELI, FITIM SYLEJMANI dhe vozitësi LUTFI HYSENI
Institucionet shëndetësore në Ferizaj kanë mjekë e infermierë entuziast, vullnetplotë e profesionist të çmuar. Të tillë janë edhe ekipi i emergjencës i përbërë nga Dr. Fëllënza Tahiri dhe infermierët Afërdita Muharremi, Zejnullah Veseli, Fitim Sylejmani dhe vozitësi Lutfi Hyseni të cilët me punën e pandalshme vetmohuese, profesionalizmin e treguar e pasionin për t’i shërbyer qytetarëve, meritojnë që syri i publikut t’i njoh në këto ditë kur janë këta, në mesin e qindra profesionistëve, që po bëjnë luftën me vdekjen e rreziqet që kërcënohen vazhdueshëm.