
Mesditën e sotme, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe drejtori i infrastrukturës, Meriton Hajdini, me prezencën edhe të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Zv.Shefes së Zyrës së BE-së AnnaCarin Platon, përuruan punimet e kryera në renovimin e tërësishëm të objektit të zjarrfikësve në Ferizaj, investim ky i Komunës së Ferizajt në kuadër të projekteve për efiçiencë të energjisë si dhe bashkëpunimit me Fondin e Efiçiencës së Energjisë.