Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Ferizaj

Përurohet salla e edukatës fizike në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj

2021/11/17 - 10:28

Miqësia e kthyer në bashkëpunim të mirëfilltë në dobi të qytetarëve, po dëshmohet edhe me projektin e radhës të financuar tërësisht nga Republika e Turqisë. Sot, bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, pritëm Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it turk, Koloneli Fatih Cansiz, Koordinatorin e Zyrës së Agjencisë TIKA në Kosovë z.Cihan Dincer dhe përfaqësues e drejtues të organizatave tjera, për të përuruar renovimin e tërësishëm të Sallës së Kulturës Fizike në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, si dhe për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit në vitin 2022, punë e angazhime këto që po i sjellin ferizajasve, dobi të drejtpërdrejt.

Falënderova mysafirët për financimin e këtij projekti, gjersa uroj nxënësit e personelin e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” për këtë investim.