Republika e Kosoves

Ferizaj

Prioritet i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik do të jetë rregullimi i një staze për kalërim

2022/01/11 - 3:02

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Dërguti, këtë të martë ka takuar Klubin e kalëruesve “Kastrioti” në Ferizaj.
Në këtë takim u diskutua mundësia e rregullimit të një staze kalërimi, e cila do të jetë e para në Kosovë me të gjitha standardet e parapara të kalërimit.
Ndërtimi i kësaj staze, do t’ju mundësojë që në Ferizaj të zhvillohen gara nga të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe shtetet e tjera ku përpos anës sportive do të ketë impakt edhe në zhvllimin ekonomik dhe turizmin në komunën tonë.
Drejtori Balton Dërguti tha se me ndihmën edhe të Kryetarit të Komunës Agim Aliu do të bëjnë gjithëçka që është e mundur në realizimin e këtij projekti.