Republika e Kosoves

Ferizaj

Rakaj së shpejti me infrastrukturë rrugore të kompletuar

2020/07/28 - 4:47

Punimet në projektin për rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Rakaj po vijojnë me intensitet të shtuar. Sot, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, bashkë me nënkryetarin e Komunës, Arton Gavazi, doli në inspektimin e punimeve që po ndodhin në këtë fshat. Ai tha se ky projekt që ka një rëndësi jetike për banorët, së shpejti, do të jap rezultatet pozitive për banorët e fshatit Rakaj.
Ky projekt parasheh asfaltimin e rrugëve me gjatësi mbi 6 kilometër, rregullimin e 400 metrave kanalizim fekal dhe 150 metër kanal atmosferik.