Republika e Kosoves

Ferizaj

Retrospektive e qytetit të Ferizajt përmes fotografive

2022/08/02 - 7:43

Sonte ne bulevardin e qytetit në Ferizaj, është bërë hapja e ekspozitës me fotografi me titull “Retrospektivë e qytetit të Ferizajt nga syri i Eqes”.
Hapjen zyrtare të kësaj ekspozite e ka bërë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë ekspozitë. Ajo ka thënë se kjo ekspozitë ka vlera të larta artistike.
Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe autori i kësaj ekspozite Eqrem Ejupi-Eqa. Ai ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për të gjithë, por edhe për ata që ja mundësuan hapjen e kësaj ekspozite shumë të veçantë për qytetin e Ferizajt.
Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, që po mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.