Republika e Kosoves

Ferizaj

Ruajtja e pyjeve, kalohet në përgjegjësi të nivelit qendror

2024/02/02 - 9:08

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, priti sot në takim zyrtarët nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, përkatësisht Komisioni përkatës ku në bazë të Memorandumit të nënshkruar mes Ministrit të MBPZHR-së dhe Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, obligim ky që del nga rregullimi i ri ligjor e administrativ në këtë fushë, bëhet dorëzimi i kompetencave për ruajtjen e pyllit në nivelin qendror, ceremoni kjo që zyrtarisht nga drejtori Bajrami u bë pranim-dorëzimi i kompetencave për ruajtjen e pyllit, me çka edhe si kompetencë edhe si resurse njerëzore e gjithë inventari i kësaj fushe, kalojnë në përgjegjësinë e institucioneve qendrore.