Republika e Kosoves

Ferizaj

Së shpejti, kompletohet sistemi i adresave në Ferizaj

2021/02/18 - 3:50

Një ndërmarrje e rëndësishme në kuadër të politikave të qeverisjes lokale së udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu është edhe sistemi i adresave, proces ky që do të përfundohet së shpejti, falë kontratës që u nënshkrua sot mes Komunës së Ferizajt, Autoritetit Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Ishte, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu ai që në emër të Komunës së Ferizajt nënshkroi kontratën për prodhimin dhe vendosjen e tabelave me numra për adresat e shtëpive dhe banesave në gjithë territorin e Ferizajt.
Përmes kësaj marrëveshje, së shpejti nis prodhimi dhe vendosja e tabelave në shtëpi dhe banesa, çka krijon përfundimisht një sistem të mirëfilltë adresash për gjithë territorin e Ferizajt.