Republika e Kosoves

Ferizaj

Së shpejti nis fushata për vaksinimin e gjedheve në fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale

2021/03/20 - 8:07

Bujqësia është njëra ndër shtyllat kryesore të qeverisjes sonë lokale. Me investime të shumta, në mbështetje të bujqve e fermerëve, kjo degë e rëndësishme e ekonomisë, paraqet prioritet të qeverisjes lokale të Ferizajt.
Së fundi, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka planifikuar të nis vaksinimin pranveror kundër sëmundjeve clostridiale nëpër të gjitha fermat komerciale dhe gjysëm komerciale të gjedheve,deleve dhe dhive.
Në shpalosje të këtij aksioni, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, vizitoi Agro fermën në Jezerc me pronar Muhamet Jashari, ku njoftoi detajisht rrjedhën e këtij aksioni, që do të nis së shpejti.
Drejtori Bajrami vuri theksin tek rëndësia që ka ky proces për shëndetin e kafshëve dhe tërthorazi edhe shëndetin e njerëzve, përfitim ky nga kjo fushatë që do të nis së zbatuari së shpejti.