Republika e Kosoves

Ferizaj

Së shpejti shpërndahen tek fermerët, kontigjenti i dytë i mëshqerrave barrëse

2022/08/02 - 1:29

Mbështetja për fermerët nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë po vazhdon. Së fundmi, me investimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të ndahet kontigjenti i dytë i mëshqerrave barrëse tek fermerët përfitues. Sot, drejtori Burim Bajrami bashkë me stafin e tij, pa nga afër kushtet dhe gjendjen e këtij kontigjenti mëshqerrash që do të ndahen ditëve në vijim.
Me këtë rast, drejtori Burim Bajrami tha se me këtë kontigjent të dytë në mbështetje të fermerëve me mëshqerra barrëse, do të rriten mundësitë dhe zhvillohen në veprimtarinë e tyre fermerët ferizajas. Ai shtoi se mbështetje të tilla dhe subvencionet bujqësore do të vazhdojnë nga Komuna e Ferizajt për t’i dal në përkrahje bujqve e fermerëve ferizajas.