Republika e Kosoves

Ferizaj

Shkollat me furnizime të mjaftueshme për mbrojtje nga COVID-19

2020/09/15 - 7:02

Gjatë ditës së sotme, i pari i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani bashkë me drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, shpërndanë një kontigjent të madh pajisjesh e preparatesh pastrimi, dezinfektimi me qëllim mbrojtjen e stafit dhe nxënësve të shkollave nga përhapja e virusit COVID-19.
Ky aksion që u shpërnda në disa nga shkollat me numrin më të lartë të nxënësve, vjen pas furnizimeve bazë nga autoritetet qendrore e lokale si dhe si rezultat i donacioneve të shumta nga organizata, grupime shoqërore e individë vullnetmirë, gjë që bën që shkollat e Ferizajt të kenë furnizime të mjaftueshme në këtë drejtim.
Falënderues u shprehën drejtuesit e shkollave pranuese të donacionit, të cilët thanë se po respektohen në mënyrë strikte udhëzimet e punës dhe sjelljes sipas gjendjes epidemiologjike në vend.