Republika e Kosoves

Ferizaj

Shpërndahen mjetet bujqësore, bashkëfinancim nga Drejtoria e Bujqësisë dhe “Qatar Charity”

2020/11/25 - 3:15

Mesditën e sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami bashkë me zyrtarë të tjerë komunal dhe përfaqësuesit e organizatës “Qatar Charity” bën shpërndarjen e pajisjeve e mjeteve bujqësore, donacion nga organizata “Qatar Charity”, me kontributin edhe të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, përfitues të së cilës janë bujqit e fermerët ferizajas.
Drejtori Bajrami, falënderues për këtë mbështetje nga kjo organizatë, tha se këto mjete, ky mekanizëm bujqësor që ju nda sot bujqve e fermerëve ferizajas, do të lehtësoj punën e tyre në kultivimin e kulturave bujqësore.
Komuna e Ferizajt falënderon organizatën “Qatar Charity” për mbështetjen e disa projekteve në Komunën e Ferizajt, në mesin e të cilave edhe këtë për pajisje e mjete bujqësore për bujqit e fermerët ferizajas.