Republika e Kosoves

Ferizaj

Solidariteti nuk ka munguar nga të gjitha trojet shqiptare

2021/01/06 - 12:57

E gjitha Kosova dhe qytetarët anekënd trojeve etnike, u solidarizuan dje e sot me shpërthimin që shkaktoi dhjetëra të lënduar në Ferizaj. I gatshëm për të dhënë ndihmën e tij, u ofrua menjëherë edhe humanisti shembullor, Halil Kastrati.
Sot, prita në zyrën time humanistin Halil Kastrati bashkë me anëtarët e tjerë të shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për t’i falënderuar për solidaritetin dhe gatishmërinë që në momentin e parë, për të ndihmuar për rastin e shpërthimit të djeshëm.