Republika e Kosoves

Ferizaj

Të rinjtë çdo ditë po dëshmojnë talentin e tyre, jo vetëm brenda kufijve kombëtar por edhe në arenën ndërkombëtare

2021/02/23 - 9:24

Të rinjtë çdo ditë po dëshmojnë talentin e tyre, jo vetëm brenda kufijve kombëtar por edhe në arenën ndërkombëtare. E tillë është edhe Joneta Bytyqi nga Ferizaj e cila në një garë ndërkombëtare, përkatësisht në garën e ueb faqes ndër më të njohur të dizajnit grafik “Behance” në mesin e shumë artistëve nga vende të ndryshme, u vlerësua me vendin e parë në punën digjitale të artit.
Një nga punimet e saja, artistja Bytyqi, kishte vendosur sot t’ia dorëzoj Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, pranimin e së cilës e bëri zyrtari nga Zyra e Kryetarit, Albion Sherifi, i cili uroi artisten Bytyqi për suksesin e saj, duke i siguruar mbështetje në nismat e ardhshme nga ana e qeverisjes së udhëhequr nga Kryetari Agim Aliu.