Republika e Kosoves

Ferizaj

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

2021/05/05 - 9:01

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të kulturës, aktorit nga të hershmit në skenën e Teatrit të Ferizajt, ekonomistit të dalluar, Ruzhdi Sadriu.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Sadriu, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të ekonomistit, aktorit të skenës ferizajase, Ruzhdi Sadriu. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit. Qoftë i përhershëm kujtimi i tij” mbyllet telegrami i ngushëllimit.