TELEGRAM NGUSHËLLIMI
2023/03/16 - 9:10
Me dhembje, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, ndër më të mirëve kuzhinierë ferizajas, Abdurrahman Gashi.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit.
“Me dhembje, mora lajmin se kësaj bote i dha lamtumirën një ferizajas i veçantë, i dashur e mirëpritës gjithëherë, nga më të mirët kuzhinierë, Abdurrahman Gashi. Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Gashi, miqve e të njohurve të të ndjerit. Qoftë i parajsës, shpirti i tij” mbyllet telegrami i ngushëllimit.