Republika e Kosoves

Ferizaj

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

2020/07/28 - 8:14

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të Kombit, Agim Matoshi, zonjës Hanife Matoshi.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit ngushëllon familjen Matoshi, miqtë e të njohurit e të ndjerës.
“Sot, lamtumirën e fundit na dha gruaja që Kosovës i dha birin e saj, Dëshmorin e Kombit, Agim Matoshi. Nëna Hanife mbylli sytë sot përgjithmonë, por Kosovës, Ferizajt, Gremes i la shembullin e gruas me karakter çeliku, zemërplotë atdhedashuri, duart e fjalët e së cilës lindën e rritën trimin e zemërluanin, Agim Matoshi. Pusho e qetë nënë fisnike, të qoftë i lehtë dheu, që ju i dhatë më të dashurin, për lirinë e Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.