Republika e Kosoves

Ferizaj

TUBIM-DEBAT PUBLIK

2010/09/01 - 12:00

Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës dhe rregulloreve komunale për transparencën, si dhe me qëllim të përfshirjes në proceset cilësore të vendimmarrjes, Kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili, fton qytetarët e Komunës së Ferizajt, shoqërinë civile dhe grupet e fokusit në:

TUBIM-DEBAT PUBLIK

I cili do të mbahet më datë  13 shtator 2010 ( e hënë ), në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në objektin e Komunës së Ferizajt.

Rendi i ditës i tubimit do të jetë:

Seancë Dëgjimore Publike rreth hartimit të Projekt-Buxhetit për vitin 2011 dhe  Planit Afatmesëm Buxhetor 2011-2013

Pjesëmarrja e Juaj, të dashur bashkëqytetarë, do të jetë në funksion të dhënies së ideve e propozimeve për  hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt dhe do të jetë mundësi që ju të jeni ata që do të vendosni për të ardhmen Tuaj.

Me respekt, Bajrush Xhemaili, Kryetar i Komunës
Ferizaj,  01 shtator 2010
 

Debati do të mbahet më datë  13 shtator 2010 ( e hënë ), në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në objektin e Komunës së Ferizajt.
Rendi i ditës i tubimit do të jetë:
Seancë Dëgjimore Publike rreth hartimit të Projekt-Buxhetit për vitin 2011 dhe  Planit Afatmesëm Buxhetor 2011-2013