Republika e Kosoves

Ferizaj

Turi i dëgjimeve për hartimin e buxhetit po vijon në Ferizaj

2022/08/03 - 8:25

Sonte nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili si dhe drejtori i Infrastrukturës Meriton Hajdini në shkollën “Jeta e Re” në Greme, kanë takuar banorët  e fshatit Greme, Gaçkë, Varosh, Doganaj, Zaskok dhe Rakaj.

 

Nënkryetari Aliu, në këtë takim, qytetarët e pranishëm i ka njoftuar me hartimin e projekt-buxhetit 2023-2025, por edhe për projekte që pritet të realizohen në vitin i ardhshëm në këto fshatra.

 

 

Ndërkaq drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka dhënë të detaje të shumta sa i përket buxhetit komunal, si dhe ka kërkuar nga qytetarët e pranishëm që të parashtrojnë kërkesat e tyre, në mënyrë që të inkorporohen në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

 

 

Banorët e këtyre lokaliteteve, theksuan kërkesat e tyre të cilat presin që të realizohen në vitin 2023, mirëpo sfida e gjithësecilit nga përfaqësuesit e këtyre fshatrave, ishte furnizimi me ujë të pijshëm, si dhe vendosja e disa pengesave në rrugët kryesore në mënyrë që të ndalohet shpejtësia e madhe e automjeteve. dhe mbeturinat

 

Kërkesat e paraqitura nga banorët u evidentuan në procesverbalin zyrtar të këtyre takimeve dhe nënkryetari Aliu në përgjigje të shqetësimeve e kërkesave të banorëve, tha se të gjitha kërkesat do të filtrohen, saktësohen dhe planifikohen në bashkëpunim edhe me Kryetarët e zgjedhur të fshatrave përkatëse, në mënyrë që këto investime të realizohen në kuadër të kornizës së mundësive financiare dhe prioritetit që kanë ato për komunitetin.