Republika e Kosoves

Ferizaj

U diskutua draft rregullorja për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijeve

2020/09/16 - 2:13

Diskutimin publik e ka udhëhequr Kryesuesja e KK-së Kristina Gashi Bytyqi, ndërkaq të pranishëm ishin zyrtarë nga Qendra për Pune Sociale, anëtarë të Kuvendit të të Rinjëve e të Asamblesë së Fëmijëve.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt Kristina Gashi- Bytyqi, ka thënë se me ketë̈ Rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Kompetencave Vetanake të Komunës së Ferizajt.

“Kjo rregullore bëhet me qëllim që të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës;  Përcaktimit të detyrave dhe përgjegjësive, të subjekteve për mbrojtjen e fëmijës, si dhe mënyrës së koordinimit, raportimit dhe bashkëpunimit të tyre me qëllim të kontributit në sistemin për mbrojtjen e fëmijës, si dhe  kontributit në krijimin e një komunë mike për fëmijë, ka thënë Kristina Gashi-Bytyqi.

Qytetarët e interesuar komentet e tyre, vërejtjet dhe sugjerimet mund t’i dërgojnë në afat prej dy jave nga dita e sotme në email adresën zyrtare apo linkun e krijuar:

Kristina.Bytyqi@rks-gov.net

https://kk.rks-gov.net/ferizaj/ferizaj-4/draft-rregullore-e-komunes-se-ferizajt-per-perkujdesjen-dhe-mbrojtjen-e-femijes/

DRAFT RREGULLORE E KOMUNËS SË FERIZAJT PËR PËRKUJDESJEN DHE MBROJTJEN E FËMIJËS

kk.rks-gov.net