Republika e Kosoves

Ferizaj

U mbajt tryeza me temën “Hapësira të Sigurta për të Rinjtë”

2018/08/14 - 10:00

Në kuadër të shënimit të 12 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, me moton “Hapësira të sigurta për të rinjtë” me organizim të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjegjësisht Sektorit të Rinisë/Qendra e Rinisë u mbajt tryeza me temën “Hapësira të Sigurita për të Rinjtë” ,në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, shoqërinë civile dhe grupet e vullnetarëve aktiv nga Qendra e Rinisë.

Pjesë e panelit diskutues ishin znj. Xhemile Murati-Shabani- Drejtore e Drejtorisë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit, z.Qazim Reka zv.Drejtor i Stacionit Policisë në Ferizaj dhe z. Kenan Gashi- Drejtor i Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua mbi sigurinë dhe format e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës por edhe të rinjve por edhe komunitetit në temat e ndjeshme dhe problematikat në cilat po kalojmë.

Pjesë e tryezës ishin edhe njësiti për bashkëpunim me komunitetin LMT-së KFOR-i Amerikan.