Republika e Kosoves

Ferizaj

U trajtuan 3800 gjedhe kundër rriqërave, drejtori Bajrami: Po mbrojmë jo vetëm pasurinë e fermerëve e shëndetin e kafshëve por edhe shëndetin publik

2020/06/21 - 7:39

 

Kujdesi për veprimtarinë e fermerëve, përkatësisht kafshëve që kultivojnë, po dëshmohet vazhdueshëm. Është projekti për repelimin e gjedheve që u përfundua këto ditë, që siguron mbrojtjen e gjedheve nga rriqërat si bartëse të një numri sëmundjesh virale e bakteriale që në kaluarën solli shumë ngordhje të kafshëve në fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale.

Për të inspektuar këtë aksion tejet me peshë për fermerët dhe kafshat që kanë në pērkujdesje, që përfshin trajtimin e 3800 gjedheve, doli i pari i bujqësisë e pylltarisë, Burim Bajrami. Ai, i kënaqur me kētë aksion, tha se nisma të tilla do të realizohen edhe viteve ne vijim, si veprime konkrete në mbrojtje të shëndetit të kafshëve dhe ndihmë direkte për fermerët.

Realizimi këtij projekti ndikon jo vetëm në shëndetin e kafshëve, por edhe në shëndetin publik.