Republika e Kosoves

Ferizaj

Vargut të gjatë të të rinjve me arritje kulminante i bashkohet edhe Anduena Ramadani

2020/12/28 - 3:12

Sukseseplotë në pasionin e saj, muzikën, edhepse me moshë të re, tërhoqi vëmendjen e vlerësimet më të larta të profesionistëve muzikor.
Janë tituj e çmime të shumta, që formojnë karrieren e saj në nisje si Festivali “Cover Fest 2019” – Vokali më i mirë dhe Çmimi i Dytë, Festivali “International Amol 2019” – Most Promising young singer 2020: Rumani- Vendi i parë, Itali – Vendi i dytë, Poloni – Vendi i dytë, Rumani – Çmimi Grand Prix, Monaco – Vendi i dytë, Festivali International Amol – Vendi i dytë, “Sidorela Fest” – Vendi i parë, “Fëmijët e Gëzuar” – Vendi i dytë, “Cover Fest”- Vendi i parë kurse ftesë për pjesëmarrje në festivale ndërkombëtare mori edhe nga Greqia, Italia, Bullgaria dhe Gjermania.
Sot, e prita Anduenën bashkë me menaxheren e saj, Agnesa Gagica Berisha, për ta përgëzuar për sukseset e shumta dhe pa mëdyshje, t’i ofrojmë përkrahjen tonë, për ecjen e saj përpara.