Republika e Kosoves

Ferizaj

Vazhdojnë̈ trajnimet në lëmite e ndryshme bujqësore

2021/02/19 - 1:46

Vazhdojnë̈ trajnimet në lëmite e ndryshme bujqësore, projekt ky që po realizohet nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Për të ndjekur këtë trajnim, sot ishte në terren vet drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili u shpreh i kënaqur me punën e bërë në edukimin përmes trajnimeve të fermerëve tanë.

“Ishim në vizitë tek Muahmet Karaliu një agrobiznesmen i suksesshëm i Komunës sonë, së bashku me fermerët kultivues të perimeve në serra për të parë nga afër mënyrën e kultivimit dhe varietetet aktuale. Fermerët ishin të kënaqur me realizimin e ligjëratave dhe trajnimeve praktike që po realizon Drejtoria e Bujqësisë në kuadër të planifikimeve buxhetore dhe të cilat nga ana e Komunës sonë po realizohen për herë të parë.