Republika e Kosoves

Ferizaj

Vazhdon asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave të qytetit në Ferizaj

2019/07/15 - 3:05

Gjatë ditës së sotme, Komuna e Ferizajt ka vazhduar me asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Ferizajt. Për të parë nga afër asfaltimin e këtyre rrugëve doli edhe drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, me ç’rast ka thënë se me këto asfaltime po bëhet për të përmirësuar jetën  jetës e qytetarëve.

“Në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qyteti sot po asfaltojmë edhe rrugët në kuadër të lotos së tretë, ku sot po bëhet asfaltimi i rrugës  “Shaban Gashi”, rrugës “Agim Ramadani”, asfaltimi i rrugës “Pashtriku” si dhe asfaltimi i disa rrugicave në rrugën “Kadri Zeka”. E gjithë kjo është në kuadër të vlugut të punimeve bë Drejtorisë së Infrastrukturës, dhe besojmë që asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave të qytetit do të përfundojë brenda muajit korrik”, ka thënë drejtori Bytyqi.

U tha se edhe gjatë ditëve të ardhshme do të bëhet edhe asfaltimi dhe rregullimi i shumë rrugëve si në qytete po ashtu edhe në fshatrat e Komunës së Ferizajt.