Republika e Kosoves

Ferizaj

Vendimet të shumta u morën sot, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt

2021/03/25 - 3:24

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, këtë të enjte ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të kuvendit. Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës Arton Gavazi si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

 

Në fillim të kësaj mbledhje drejtorja e financave Sebahate Ajeti Sadiku, propozoi që në rend të ditës të futen edhe tri pika të rendit të ditës të cilat ishin, ndarja e mjeteve financiare prej 75 mijë euro për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale, subvencionimi i stacionit të autobusëve për muajt mars dhe prill, si dhe subvencionimi i  kompanive të autobusëve të komunës së Ferizajt me nga 4 mijë euro.

Pavarësisht diskutimeve të shumta, këto pika të rendit të ditës morën dritën jeshile nga ana e anëtareve të Kuvendit të Komunës.

 

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, propozoi emërimin e dy anëtarëve për komisionin përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor të shkollave, ku anëtarë të këtij komisioni u caktuan Bashkim Bytyqi dhe Vita Gashi.

 

Në këtë mbledhje janë diskutuar dy propozim-vendime për rishqyrtim ai me nr.01.Nr.14 si dhe 01.Nr.109. Këto rishqyrtime erdhën në bazë të asaj të cilat janë miratuar më parë ndërkaq është dashur të ndryshohen.

Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli në këtë mbledhje ka bërë edhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 57-1,57-2,62-0,63-0,152-0 Zona Kadastrale në Sazli dhe pjesëve të ngastrave kadastrale 260-0, 259- 1 të zonës kadastrale në Papaz.

Poashtu,  drejtori i Sabri Murseli ka bërë edhe propozimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale-674-0 zonë kadastrale në Rahovicë. U diskutua edhe propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesës së objektit me nr.0-72217092-32-0. Propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 3148-0 të zonës kadastrale në Ferizaj.

Drejtorja e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani-Abazi, propozoi për miratim edhe  Rregulloren e re të Transparencës, ku me shumicë votash edhe u miratua.

Në këtë mbledhje betimin dhanë dhe dy asamblistë të rinjë Ridvan Nebihu në vend të Burim Karametës si dhe Vehbi Emini në vend të Muharrem Svarqës.

U vendos edhe për dy anëtarë të rinjë në Komitetin për Politikë dhe Financa, ku ne vend të Burim Karametës do të jetë Shkelzen Selmani, ndërkaq në vend të Yllka Nezirit do të jetë Bahrije Hyseni.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës sot është ndërpre për të vazhduar gjatë javës së ardhshme në mungesë të kourimit.