Republika e Kosoves

Ferizaj

Vesel Zhinipotoku emrohet në postin e drejtorit të Administratës dhe Personelit

2010/07/01 - 12:00

Në konferencën e sotme kryetari i komunës z. Xhemaili  ka njoftuar edhe për emërimin e Vesel Zhinipoptokut në postin e drejtorit të Administratës dhe personelit me profesion jurist i cili deri më tani ka udhëhequr administratën pensionale në Ferizaj.
Zhinipotoku është zotuar se do të punojë me përkushtim për kryerjen e të gjitha detyrave  e obligimeve që dalin nga ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Gjithashtu  Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili gjatë kesaj  konference për media ka bërë të ditur se janë ndëshkuar, dy operatorë ekonomik, për këtë shkak se nuk iakne kreyer punet me koh, ndërsa do të ndëshkohen edhe operatorë tjerë në rast se zhagisin punimet apo nuk u përmbahen kontratave të punës.
Të gjitha kompanitë private që lidhin kontratë me komunën e Ferizajt për realzimin e ndonjë projekti, por nuk i përmbahen asaj dhe i vonojnë punët, do të ndëshkohen nga komuna me mospagesë të 0.01 përqind të shumës së kontraktuar për çdo ditë vonesë .
NNe do të ndëshkojmë për fillim dy operatorë, të cilët këtë vit kanë përfunduar punët me vonesë. Opertatorët e ndëshkuar janë ‘Euro-garden’ për rrugën e Reçakut, për 57 ditë pune vonesë deri në ditën e kërkesës për pranim teknik, dhe kompania ISPP për rrugën ‘Tahir Sinani’ e cila është vonuar për 81 ditë pune” ka thënë Xhemaili.
Xhemaili gjithashtu ka bërë me dije se do të ndëshkohen edhe operatorët tjerë, të cilët ende nuk kanë përfunduar punët, por janë duke u vonuar në zbatimin e planit dinamik, konform kontratave të nëshkruara, ndërsa ndëshkimi do të ndodhë me rastin e pranimit të raportit të mbikqyrësve për përfundimin e punimit.
Kryetari Xhemjali ka njoftuar edhe për një ndërprerje të kontratës së punës për shkak të joserizoitetit të punës së punëkryerësit. Ai tha se kjo ndëmrarrje është NTN “Jetëgzona” për projektin e furnizim me material ndërtimor për përfundimin e punëve në lapidarin e fshatit Pleshinë.
Për vonesat dhe cilësinë e punimeve Xhemaili ka thënë se edhe për për cilësi të dobët të kryerjes së punimeve do të ketë ndëshkime. Njëra prej ndërmarrjeve të ndëshkuara ka dëshmuar këtë gjë, ndaj është dashur të riparojë pjesë të njëres prej rrugëve të qytetit

Ai  është zotuar se do të punojë me përkushtim për kryerjen e të gjitha detyrave  e obligimeve që dalin nga ligjet dhe rregulloret në fuqi.