Republika e Kosoves

Ferizaj

Vizitohen institucionet shëndetësore dhe të sigurisë në natën e ndërrimit të moteve

2020/12/31 - 12:53

 

Në minutat e para të Vitit të Ri 2021, Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi, shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, vizituan si tashmë rëndom, institucionet shëndetësore dhe të sigurisë, për t’i uruar punonjësit kujdestar të këtyre institucioneve, Vitin e Ri si dhe për t’u njoftuar mbi gjendjen në këto sektorë dhe menaxhimin gjatë kësaj feste.

Nga njoftimet e drejtuesve të institucioneve shëndetësore dhe të sigurisë, festa e mbrëmshme u shënua me numër jo të lartë të të lënduarve dhe pa asnjë incident. Falënderues për vizitën e urimet u shprehën punonjësit kujdestar në këto institucione.