Republika e Kosoves

Ferizaj

Vizitorët e të interesuarit, të huaj por edhe vendor për investime në vendin tonë

2021/02/20 - 1:01

Vizitorët e të interesuarit, të huaj por edhe vendor për investime në vendin tonë, tashmë kanë një botim serioz, në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe angleze, si rezultat i punës së palodhshme të dy autorëve, Ejup Gojnovci dhe Ylli Kaloshi, të cilët përmes veprës së tyre “Kosova-Mundësi për Investime”, përmbledhin mundësitë e jashtëzakonshme që ka Kosova për ta njohur e investuar.
I nderuar sot të pranoj këtë dhuratë, ku padyshim, edhe Ferizaj e mundësitë që ofron komuna jonë zënë faqet e kësaj vepre, vepër kjo që besoj duhet të gjendet në raftet e çdo institucioni për ta parë qartë, horizontin e zhvillimit të vendit.