Republika e Kosoves

Ferizaj

Vogëlushet Olsa dhe Olta Miftari, moshës së tyre të fëmijërisë i dhanë vulën e suksesit, me pasionin për të kënduarit e shpirtin artistik që kultivojnë në mesin e bashkëmoshatarëve

2020/12/30 - 10:02

Sot i prita në zyrën time, Olsën dhe Oltën, bashkë me vëllain e tyre, Orikun, të cilët suksesshëm po bëjnë krenarë jo vetëm familjen e tyre, por edhe qytetin tonë për të ecur në rritën e tyre profesionale, me zërin e veçantë në skenat e muzikës sonë të mirëfilltë.
Këngët e këtyre vogëlusheve e muzika shqipe u dëgjuan deri në Amerikën e largët nga miliona dëgjues.
Shpirtplotë për pasionin e përpjekjen e të rinjve, për ta lartësuar veten e vendin nga vijnë në hartën e sukseseve.